FOTO/ Polici kap prej fyti ish-deputetin e PD
Një efektiv i policisë bashkiake ka kapur prej fyti ish-deputetin Klevis Balliu, i cili ndodhet te “Bregu i Lumit” në kryeqytet, në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave te tyre.
Balliu, bashkë me ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari janë shtyrë nga efektivët e policisë, të cilët nuk lejonin banorët të shkonin në banesat e tyre.
Pak ditë më parë, dhunua policore ishte e pranishme sërish te Bregu i Lumit, ku u shemben disa banesa (ashti si dhe sot), që preken nga ndërtimi i projektit të Bulevardit të Ri. Në një akt të paprecedentë, Policia hodhi gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë, ku ishin ngujuar fëmijë dhe gra, për të mbrojtur pronat.
Sipas banorëve gjithçka po ndodh me urdhër të Erion Veliaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



