E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Pronar i një lokali dhe i lidhur me grupet mafioze, ky është shqiptari i vrarë në Greqi
Uncategorized

Foto/Pronar i një lokali dhe i lidhur me grupet mafioze, ky është shqiptari i vrarë në Greqi

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka marrë nënshtetësinë greke që prej vitit 2009, mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mesditën e sotme në orën 13:15, në Thrakomakedones, ndërsa një 44- një vjeçar me origjinë shqiptare u plagos rëndë në kokë dhe bark.

Irakli Davella, sipas informacioneve të policisë, është arrestuar në vitin 2009 për zhvatje në grupin e “Sabrella”, i cili u vra në qershor 2018 në Paleo Faliro.

Policia beson se bëhet fjalë për një larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të natës, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.

Davella ishte pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa në verë merrte automjete me qira edhe në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa shqiptari i plagosur kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Ka dyshime se autorët ishin në dijeni të këtij fakti prandaj vendosën të veprojnë menjëherë.

Nga mënyra se si u sulmuan shqiptarët, duket se autorët e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur. Para krimit ata vodhën një makinë nga Athina, shkuan në zonë, iu afruan viktimave dhe filluan të qëllojnë. Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas larguan me shpejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.