Foto/ Rama bën foto me presidentin Trump
Kryeministri Edi Rama ka realizuar një foto me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Rama shoqërohej në këtë foto kortezie nga bashkëshortja e tij Linda Rama, si dhe Donald Trump dhe zonja e parë e SHBA-ve Melanie.
Kryeministri është kujdesur që foton me Trump ta shpërndajë menjëherë në të gjitha rrjetet e tij sociale me mbishkrimin tashmë të njohur “photo of the day”.
Nuk kanë munguar as batutat e ndjekësve, të cilët i kujtojnë kryeministrit se kjo mund të jetë dhe fotoja e jetës së tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



