E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ramush Haradinaj godet Ramën: Lëre Kosovën, merru me Shqipërinë, ke boll probleme…
Sot

FOTO/ Ramush Haradinaj godet Ramën: Lëre Kosovën, merru me Shqipërinë, ke boll probleme…

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj homologut nga Shqipëria Edi Rama, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ishte Haradinaj që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj i ka sugjeruar Ramës që të merret me punët e shtetit të tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Rama ka shumë ‘shpikje’ me të cilat duhet të merret në Shqipëri.


“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruan Haradinaj.

Reagimi i Kryeministrit të Kosovës erdhi pasi Edi Rama tha se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve”, ka pohuar Rama

Rama u nderua sot nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në 10 vjetorin e pavarësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.