E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Rrihet në Kavajë ministri i Edi Ramës
Politikë

FOTO/ Rrihet në Kavajë ministri i Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh, ku shkruhet se ministri i Financave, që pritet të shkarkohet nesër në Parlament është rrahur në mes të Kavajës.

Sipas denoncuesit, Arben Ahmetaj është goditur nga Ervin Roshi e Gent Daja, ish-kryebashkiaku dhe kreu i PS-së së Kavajës.

Më poshtë keni denoncimin e plotë të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Breaking News!

Rrihet keq dhe ndryhet ne qenef mender ministri Ahmetaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Gent Daja dhe Ervin Rroshi rrahin Arben Ahmetajn ne lokalin poshte selise se PS ku do te mbahej mbledhja e partise e programuar ne oren 18:00. Dyshja Rroshi-Daja i jane kundervene Ahmetajt sapo ka hyre ne lokal duke i gjuajtur me gote dhe degjeneruar me nje fjalor vulgar.Klientet e lokalit e kan mbajtur ne tualet Ahmetajn deri ne momentin e nderhyrjes se Policise se Shtetit per te qetesuar situaten. Pervec gotave e shisheve te thyera nga konfrontimi tyre,deme ka pesuar edhe Ahmetaj pasi eshte perplasur ne xhamin e lokalit.

Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt te cilet i jane kundervene kryesisht kreut te PS ne Kavaje Gent Dajes te cilit e kane goditur kete te fundit.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.