FOTO/SHQIPËRIA E PLEHRAVE DHE BIÇIKLETAVE INTELIGJENTE!
Bledar Kuka
Jemi në Tiranë, në Shqipëri, në vendin ku rrogat vonohen, ku shpesh leja vjetore për punonjësit është pa pagesë,
ku pabarazia sociale ka arritur kulmin, ku kompanitë që ndërtojnë rrugët shkelin çdo standard dhe mbushin mushkëritë e fëmijëve me pluhur,
ku plehrat shpesh janë zbukurim i qytetit,
ku linjat urbane shpesh janë si “sauna”!
Por, jemi edhe në Tiranën, në Shqipërinë, ku Europa kërkohet të arrihet me
biçikletat inteligjente dhe me zhdukjen e qeseve plastike! I kanë rënë pikës, për këto nuk na zë gjumi, se ato hallet më sipër nuk i llogarisim fare!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



