E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotoja me Agron Nezën në një tavolinë/ Justifikohet Meta
Politikë

Fotoja me Agron Nezën në një tavolinë/ Justifikohet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për foton me Agron Nezën, duke thënë se daton 10 vite më parë.

Në deklaratën për mediat, Meta është justifikuar duke treguar se në takim ka qenë me përfaqësues diplomatik.

Ndër të tjera, thotë se çdo njeri i Republikës së Shqipërisë, që ka një foto me të, është i lirë ta publikojë.

“Çdo njeri në Republikën e Shqipërisë që ka foto me mua është i lirë ta publikojë.

Është një foto që daton 10 vite më parë. Ka pasur dhe përfaqësues diplomatik që kanë qenë në takim.

Nuk kam kërkuar asnjëherë favor dhe as nuk kam pranuar favor nga zoti Neza”, tha Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.