Fotoja me vëllain e personit të shpallur në kërkim, Basha: S’më thotë gjë!
Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në lidhje me foton që Taulant Balla publikoi të enjten në Parlament, ku lider i opozitës shfaqej në foto me të vëllain e personit si të kërkuar për 3.4 milionë eurot të sekuestruara në Durrës.
Basha u shpreh se Balla e ka marrë atë foto pikërisht nga banda e Elbasanit, ndërsa theksoi se takon me mijëra njerëz dhe se ky person nuk i thotë asnjë gjë.
“E ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Nuk e mbaj mend që më ka prezantuar me atë person askush. Ta marrin dhe ta arrestojnë nëse ai është person i dyshuar. Unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë”, tha Basha.
Ai ripërsëriti se paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit.
“Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit. Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit”, u shpreh Basha.
Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se depozitoi në prokurori foton që publikoi dje në Kuvend, në të cilën pretendonte se ishte vëllai i një prej kushërinjve Vladi të shpallur në kërkim për 3.4 milionë eurot kontrabandë, me kryetarin e Partisë Demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



