E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM/Damian Gjiknuri edhe i shkarkuar firmos koncensionin e Termocentralit të   Vlorës 58 ml euro
Politikë

FOTOLAJM/Damian Gjiknuri edhe i shkarkuar firmos koncensionin e Termocentralit të Vlorës 58 ml euro

Damian Gjiknuri ka firmosur një koncension PPP per TEC e Vlores me date 31 Dhjetor. Damian Gjiknuri ishte ministri, që u mburr më shumë nga Edi Rama, ndërkohë që e shkarkonte. Dhe arsyeja dihet pse; ai ka qenë “çelësi” dhe njëkohësisht “kutia e Pandorës” së koncesioneve të “rrugëve të florinjta” në kuadër të të ashtuquajturit “Projekti 1 miliard”.

Jo vetëm për rrugët, por edhe për koncesionet në sistemin energjitik Gjiknuri ishte “portofoli” direkt i Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij. Edhe pasi partia dhe kryetari e shkarkoi si ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjiknuri firmën e fundit më datë 31 Dhjetor e ka hedhur për një koncesion të majmë. Sipas Open Date Albania ministria që drejtohet ende prej Gjiknurit ka shpallur garën për dhënien me koncesion/PPP për rehabilitimin dhe vënien në punë të Termocentralit të Vlorës si dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë të furnizimit me gaz të TEC-it.

Vlera e parashikuar e projektit sipas studimit të fizibiliteti është më shumë se 58.7 milionë euro, ndërsa lloji i kontratës që do të nënshkruhet është parashikuar të jetë e tipit R.O.O.T., e cila përfshin rehabilitimin, operimin dhe më pas transferimin pranë autoriteteve shtetërore.

Përzgjedhja e ofertuesit do të bëhet bazuar në një procedurë të hapur konkurrimi dhe vlerësimi do të jetë 100 pikë në total. Më konkretisht:

Kriteri teknik: 40 pikë
Kriteret financiare 30 pikë
Përvoja e ofertuesit në 7 vitet e fundit: 23 pikë
Koha për vënien në funksion të TEC-it: 7 pikë

Afati për dorëzimin e ofertave është përcaktuar data 28 shkurt 2019, ndërsa kohëzgjatja e kontratës përfshin 150 ditë kalendarike nga firmosja e saj. Centrali elektrik ka një kapacitet të instaluar 97 MË dhe nuk ka funksionuar që prej vitit 2012.

Vetëm pasi të shohim garuesit (nëse do të ketë më shumë se një), do të mësojmë edhe për këtë koncesion të majmë, se kush fshihet pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.