Rama dekoron policen që iu dëmtuan gishtat gjatë protestave, i puth dorën live
Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë takimit me drejtues të policisë së shtetit ku shprehu mirënjohjen për menaxhimin e situatës, tregoi se cila ishte frika e tij më e madhe para 30 qershorit.
Ai tha se u druhej trazirave në rrugët e kryeqytetit javët e fundit, kur opozita ishte në protestë, për nxitje të kriminalitetit në vend.
“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.
Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret. Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.
Ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, më herët në konferencën e mbajtur në Presidencë.
Kryeministri Rama ka dekoruar sot policën, Ina Muka, e cila gjatë protestës së opozitës mbeti e dëmtuar nga një kapsolle dhe humbi tre gishtat e dorës.
Për rastin e efektives së policisë, qeveria e dërgoi për kura të specializuara në Turqi, ku u rekuperua nga dëmtimi.
Ndërkohë që gjatë ceremonisë së sotme, Ina Muka u dekorua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” dhe gjatë këtij aktiviteti, Kryeministri Rama i ka puthur dorën live.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






