E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Militanti për Bashën: Ta sistemojë Frangaj drejtor përballë Blushit se Ramën s’e ha dot
Sot

Foto/Militanti për Bashën: Ta sistemojë Frangaj drejtor përballë Blushit se Ramën s’e ha dot

 

Përpos zërave kyç në PD që i kanë dalë publikisht kundër duke theksuar se nuk ka vizion, energji e as strategji për të drejtuar opozitën dhe se e ka bërë PD-në parti partiake të tijën, edhe baza e partisë reagon përditë kundër tij.

Siç duket edhe në statusin e mëposhtëm të një qytetari me Emrin Besnik Kala nga Gramshi, besimi ndaj Bashës nga militantët është zero.

Kala, që siç shihet nga fotot e tij në Facebook (që janë publike) është një militant por edhe organizator i PD-së. Në foto profili mban Sali Berishën dhe eshte ithtar i tij.

Ka qenë edhe në ‘çadrën e Lirisë” dhe siç duket në foto, ka qenë i pranishëm në çdo organizim të PD-së në krye të tavolinave organizative. Pavarsisht këtyre fakteve, Kala edhe pse është militant i PD dhe i Sali Berishës, Bashën nuk e sheh si kryetar partie.

Militanti Besnik Kala nuk ka më besim të Basha. Ai me anë të një statusi në Facebook ironizon me të kur shkruan se Frangaj duhet t’i japë Bashës një pozicion drejtori në Klan që të përballet me Blushin në TCH, pasi Ramën nuk e mund dot.

Statusi i plotë :

“Thirrje publike!!

Sander Frangaj nese ke mundësi na e sistemo kryetarin te Klani në pozicionin e Drejtorit, që të përballet me Blushin, se Ramen nuk e ha dot.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.