FOTOT skandaloze nga Parku Kombëtar i Valbonës
Bukuritë e natyrës, të ndërthurur me ngjyrat plot jetë i japin turizmit malor përparësi që të vizitohen nga shumë turistë.
E ndonëse jemi një vend i bekuar nga bukuritë përrallore që fal natyra, dora e njeriut, por edhe fakti që shteti nuk bën asgjë për komunitetin, po i bën keq Shqipërisë.
Themi këtë pasi në Parkun Kombëtar të Valbonës, pushuesit do të duhet të përballen edhe me kosha të mbushura dhe plehra e të hedhura në tokë.
Së fundmi një qytetar ka fotografuar në Valbonë një grumbull të madh plehrash që lë shumë për të dëshiruar.
Siç duket, ndonëse e mrekullueshme për atë çfarë të ofron, Valbona është lënë në mëshirë të fatit sa i përket ndotjes nga plehrat.










Përgjegjës për këtë të keqe që po i bëhet Parkut të Valbonës pa dyshim është dora e njeriut që e ndot pa menduar dy herë.
Gjithashtu të përfshirë në këtë masakër mjedisore janë edhe instancat vendore që nuk marrin masa për pastrimin e zonës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



