E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fragmentarizimi i opozitës është fitorja më e madhe e kryeministrit Rama
Sot

Fragmentarizimi i opozitës është fitorja më e madhe e kryeministrit Rama

Ermal Mulosmani

Fragmentarizimi i opozitës është fitorja më e madhe e pushtetit. Nëse armiku më i madh i një grupimi opozitar është një tjetër grupim opozitar, njëri prej tyre, ose të dy së bashku, po bëjnë lojën e pushtetit.

Unë do shkoj pro atij fraksioni opozitar që fokus të goditjes dhe propagandës së tij ka strumbullarin e pushtetit, pra Edi Ramën.
Do bëj çmos të promovoj lëvizjet e reja prej të cilave më simpatikja më duket kjo e Lapajt. Përtej problemeve të qarta në diskurs, Adriatik Lapaj më duket më i qarti në atë çka kërkon, në artikulimin e tezave politike dhe kritikën ndaj pushtetit.
Nëse nuk mbështesim të renë do mbesim gjithmonë me të vjetrën.

Aksioni i parë politik i Lapajt duhet të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor- kalimi në proporcional të pastër me lista shumëemërore ku mandatin e deputetit e marrin kandidatët më të votuar. Kjo do të jepte një arsye për shpresë. Me këtë sistem zgjedhor Rama mundet të shpallet kur të dojë monark i vendit. Nuk ka kohë për të pritur. Janë vetëm 20 muaj për zgjedhjet e 2025. Po nuk filloi presioni tani ndaj Ramës do jetë shumë e vështirë. Në nismën për sistem proporcional nacional me lista të hapura të gjitha fraksionet duhet të bëhen bashkë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.