E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fredi Beleri lë qelinë dhe shkon në ambientet e KQZ
Politikë

Fredi Beleri lë qelinë dhe shkon në ambientet e KQZ

Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ ku do të vendoset nëse do ti hiqet mandati i kryetarit të bashkisë së Himarës.

Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.

Pas një seance dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shtyu për sot vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Dhionisios (Alfred) Beleri.

Avokatja mbrojtëse e zotit Beleri megjithëse ishte e pajisur me akt përfaqësimi, prokurë me të drejta të plota përfaqësimi nga ana e Belerit që aktualisht vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkoi që klienti i saj Dhionisios (Alfred) Beleri, të jetë i pranishëm në seancë.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në projekt-vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkruhet se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.