E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FITORE DHE HUMBJE NGA PROTESTA
Sot

FITORE DHE HUMBJE NGA PROTESTA

Fitorja me e madhe e protestes se studenteve ishte thyerja e arrogances se Edi Rames, kryeminister. Mosdegjimi i askujt qe nuk ia perkedhelte veshin, dhe sidomos levizja fyese e dores duke i bere shenjen e largimit, apo mimika tallese, ishin besoj gozhde ne personalitetin dhe inteligjencen e cdo qytetari shqiptar, e lidhte apo jo puna me Ramen. Arroganca sigurisht nuk ka lidhje me pasionin, por me vetendjeshmerine se i di te gjitha. Studentet i treguan kryeministrit pervecse ka nje komunikim edhe pa komunikuar, se nuk di asgje nga ato qe kerkonin ata. Humbja me e madhe e protestes se studenteve, ishte moskapja e castit, humbja e shansit per krijimin e nje alternative studentore politike, perballe 28 viteve te politikes se pandershme shqiptare perballe qytetareve. Jam i sigurte se do te kishin mbeshtetje te madhe, dhe jo vetem nga pjesa gri e shoqerise, por edhe nga anetare e simpatizante te sinqerte te te gjitha partive. Nuk e di nese eshte vone apo jo, por ngurrimin e studenteve per ngritjen e nje qendre drejtuese, e shoh si humbjen me te madhe te kesaj proteste, duke u dhene mundesi gjithe te rrezikuarve prej saj, te hyjne ne veprim. Per mua plotesimi i pikave, nuk eshte gje tjeter vecse nje e drejte normale ne nje vend normal, nuk e quaj dot as fitore. Sepse ne ditet e para mbeshtetja masive per studentet nuk besoj se erdhi per mosberjen e kartes se studentit, por pikerisht per shpresen se mund te tronditej barrikada politike e 28 viteve.

Dialogu i mohuar?! Po nese Rama nxjerr nje tellall aty tek ballkoni si dikur ne kohen e turkut dhe jepte lajmerimin: ok gjithe kerkesave, do i kenaqte kjo studentet? Me vjen keq per ngurrimin a friken e studenteve per t’u shfaqur dhe perfaqesuar forcen e tyre. Nese mbetet gjithcka ne ato tete pikat e famshme, plotesimi vetem i tyre eshte si te mbulosh te pegerat e 28 viteve, me copa letrash.
Fitorja me e madhe e qeverise nga kjo proteste eshte se ajo vazhdon te jete ne kembe e plote, nderkohe qe protestuesit kane nisur te firojne. Eshte per paaftesine e protestuesve, per nderhyrje partiake, apo per aftesine e vete qeverise ne nderhyrjet me mjetet e saj, nuk besoj se di ta shpjegoje njeri. Por duket qarte se qeveria dhe maxhoranca nuk kane me friken e diteve te para te protestes para ministrise se arsimit. Para dy javesh thirrja ishte: ulni tarifat. Sot qe Rama thote: ulen tarifat, thirrja vazhdon po e njejte: ulni tarifat! Nuk shoh nje logjike ne kete, por shoh nje fitore te qeverise. Qeveria jo vetem kaq, por mund te plotesoje edhe te tjera te tilla, parate aty jane te shqiptareve, nuk eshte se do paguaje ndonje minister apo zyrtar, apo pedagog nga ata qe jane majmur keto 28 vite.
Humbja e kesaj qeverie nga kjo proteste eshte se doli zbuluar ne mosmarrjen e pergjegjesive perballe njerezve. Ne kete rast ministria e arsimit. Por kush na siguron se po keshtu nuk eshte edhe ajo e financave, ajo e bujqeise, ajo e ushtrise, e puneve te brendhsme, e jashtme, e energjitikes…

Pra studentet, protesta e tyre, plasi qelbin e mbledhur prej vitesh, cfare behet e cfare nuk behet brenda auditoreve. Dhe cfare eshte grumbulluar prej vitesh. Imagjinoni se cfare mund te zbulohet ne ca ministri te tjera. Problemi eshte qe kryeministri i trajton ministrat si zevendesministra, por ata benefitet i kane si superministra, nderkohe qe pergjegjesite i mbajne si sanitare. Dikush normalisht duhet te mbaje pergjegjesi per cka ndodhi e cka po ndodh me studentet, me prinderit e tyre, me qytetaret dhe me vendin.
Fitorja me e madhe e opozites nga protesta eshte qe gjeti nje shkak serioz per te mos humbur mandatet. Hyrja ne kuvend me shkak studnetet, kur braktisja nuk ka pasur kete shkak, duket pak i pasinqerte. Do ishte plotesisht e sinqerte, sikur opozita te ishte e pranishme kur u diskutua buxheti, dhe mes ceshtjesh te tjera te propozonte ngritjen e buxhetit per arsimin psh. Dhe fitorja e dyte, ajo e ushqyer me gjithe forcen e mundshme, kundershtimi i studenteve per te ashtuquajturin dialog, qe i jep opozites forcen e munguar per te sulmuar maxhorancen dhe per te shpresuar ndoshta dhe ne rrezimin e saj.
Humbja me e madhe e opozites eshte se protesta i tregoi se ajo nuk eshte opozite. Sepse opozita ne rradhe te pare eshte fryme. Protesta e diteve te para sidomos, mund te perfshinte pa frike me frymen e saj, cdo cep te vendit. Gje qe asnje opozite nuk e ka bere ne Shqiperi.
Fitorja me e madhe e shqiptareve nga kjo proteste ishte kthimi i shpreses se jo cdo gje ka vdekur ne vend.
Humbje?! Asnje, edhe pse mund te kene ndonje vonese ne qarkullim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.