E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga: Skandal si e shkel Kushtetutën deputetja! Nul, nul, nul!
Sot

Fuga: Skandal si e shkel Kushtetutën deputetja! Nul, nul, nul!

Shihni skandalet : Mjerimi antikushtetues i paraqitjes nga ana e qytetares Eglantina Gjermeni, deputete, e projektligjit për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave!

Pika 1 e nenit 82 të Kushtetutës kërkon pa asnjë ekuivok që : “Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij”.

Por a e ka bërë këtë qytetarja Eglantina Gjermeni, deputete, kur në datën 10 maj 2019 paraqiti propozimin për një projektligj që gjoja reformon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë?

Nga investigimet që vazhdojnë rreth skandaleve lidhur me këtë çështje sa në Akademinë e Shkencave edhe në Kuvend, rezulton se paraqitja e saj ishte shoqëruar në fakt vetëm me këtë fjali : “Projektligji nuk sjell si pasojë rritje të shpenzimeve buxhetore për Akademinë e Shkencave, as për institucione të tjera.”

Një mjerim i vërtetë etik, teknik dhe ligjor.

Ky është pra raporti financiar që kërkon taksativisht Kushtetuta, të cilën një deputete e shkel në mes të ditës, në mes të Komisionit, në mes të Kuvendit, në sytë e medias dhe të opinionit publik.

Ajo ndofta kujton se është mbi Kushtetutën e Shqipërisë, sepse mbi akademinë e shkencave dhe ministrinë e arësimit ka dalë se ka dalë.

Shihni si e redukton analizën financiare që duhet të përligji shpenzimet : Nuk ka shpenzime shtesë!!!

Qesharake!

Ku i bëri llogaritë?

Ku i certifikoi?

I di kjo deputete shpërdorimet e parasë publike në Akademinë e Shkencave?

Si bëhet palë me shpërdorimin pa efektivitet të buxhetit të shtetit?

Si nuk i shkon mendja të analizojë sesi shkenca jo vetëm harxhon paranë publike, por edhe duhet të prodhojë të mira materiale dhe financiare!

Shiheni se kush do ta reformojë Akademinë e Shkencave! E sheh shkencën vetëm si konsumatore parash publike, si thes për të futur dorën dhe grabitur parà!

Nuk ka faj ! Kështu e sheh edhe projektligji i “saj” në përmbajtje! Akademia e Shkencave nuk ka asnjë analizë financiare të rendimentit financiar të investimit për të nga ana e buxhetit të shtetit. Sepse po ta bëjë hidhet në erë si institucion !

Ja fytyra e vërtetë e reformimit që kjo deputete paraqet me propozimin e saj!

Duke mos respektuar Kushtetutën projektligji i saj duhet të hidhet në kosh sepse është i padenjë procedurialisht qysh në dëgjesën e bërë, e cila kushtetueshmërisht është nul!

Intelektualisht nul!

Financiarisht nul!

Nul, nul, nul!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.