E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fuga: Teatri një vlerë Europiane, duhet mbrojtur
Sot

Fuga: Teatri një vlerë Europiane, duhet mbrojtur

Akademik Artan Fuga, ndërsa ka folur rreth çështjes së Tetarit Kombëtarë, tha se ai është një vlerë Evropiane dhe një vlerë e mirëfilltë demokratike.

Sipas Fugës, një qytetar kur nuk sheh të ruajtur trashëgiminë, ai largohet, braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe kthehet në një kafshë urbane.   

“Teatri është një vlerë Europiane, është një vlerë e mirëfilltë demokratike, është dialogu dhe dialogu është shprehje e mirëfilltë e demokracisë. Nuk është kot Teatri Grek në kohën e qytetit grek, qytetërimit evropian. Kur ne tregojmë që ka një histori teatri në Shqipëri, që kjo Shqipëri e ka dhënë atë godinë me ato mjete që ka pasur atje, por unë jam mahnitur me klasin dhe luksin që ajo ka pasur për atë periudhë. Kjo do mbrojtur. Kjo është vlera evropiane.

Ky është problemi a do ruajmë vlerat evropiane, historike, sepse dihet që nga pikëpamja e sociologjisë urbane në çdo qytet të madh ka një ndeshje prej 2 forcash.

1.Forca qytetare që kërkon të ruajë memorien e qytetit, sepse nëse banori i qytetit në qytet nuk gjen të ruajtur trashëgiminë historike ai banor bëhet i huaj. Ikën dhe e braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe tërë kultura e tij barazohet me 0 dhe kthehet në një kafshë urbane. Kthehet në një individ që vegjeton.

Dhe ky është problemi i dytë.

2.Duam ne një shqiptar të formuar me këtë kulturë dhe traditë , apo një shqiptar që i hipën autobusit dhe udhëton në një zonë të betonizuar ku nuk njeh asgjë”, tha Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.