E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fundërrina ka nxjerrë me shumicë ky truall, por Esat Pasha mua më duket hero kur i krahasoj me këta
Sot

Fundërrina ka nxjerrë me shumicë ky truall, por Esat Pasha mua më duket hero kur i krahasoj me këta

Lekë Lleshi

Mendoj se çdo qenie njerëzore ka nevojë dhe nuk është e gabuar që të kërkojë të afirmohet në shoqëri, nuk ka rendesi se si, permes artit, sportit, politikës apo shkencës. Në rastin konkret po flasim për politikën, dhe politika është shërbim në thelbin e saj.

Nuk do te komentoja kundër askujt, edhe nëse nuk do të më pëlqente dikush, le të themi Taulant Balla, i cili nuk meriton të jetë as pastrues banjosh në një institucion të vuajtjes së dënimit penal. Por duhet të jem i garantuar që ai person, së paku të udhehiqet nga një minimum morali dhe nga një minimum interesi publik.

Shikoni, po kërkoj minimumin, jo më shumë.

Por çfarë mund të thuash për këtë kategori kriminale që qeveris vendin, kur… ju betohem në gjithçka kam në jetë, unë nuk kam dalluar për 6 vite radhazi asnjë pikë interesi për detyrën shtetërore dhe publike, apo për zbatimin e ligjit. Këta nuk njohin as moral, as interesa të familjes shqiptare, as karakter, asgjë prej gjëje që nuk ka të bëjë me karrigen e tyre, me xhepat e tyre, me miqtë e tyre banditë.

Keta janë një bandë kriminale pa skrupuj, e pa turp, e pa meshirë njerëzore. Asgjë nuk më shqetëson, as vjedhjet e tyre qe kanë 30 vjet që vazhdojnë, as korrupsioni, as fakti që kanë 6 vite që propagandojnë se qeverisin, dhe në fakt nuk kanë bërë asgjë perveç burgosjes së njerëzve të thjeshtë, se me të tjerët kalojnë dreka e darka, me shokët e tyre bandit e kriminelë.

Po si kanë fytyrë e dalin para publikut, mashtrojnë e bejnë si të virgjër, a thua se nuk janë këta që kanë 80 vite që bëjne krime e genocid; a thua nuk janë këta që me paturpësi ekstreme arritën aty ku nuk ja thoshte askujt imagjinata;

Të fusin kriminelët deri në tempullin e fjalës së lirë, në Parlament!

Lëre pastaj për shpërndarjen e banditeve në gjithë administratën shtetërore! Përfundimisht, fundërrina ka nxjerrë me shumicë ky truall, por Esat Pasha mua më duket hero kur i krahasoj me këta fundërrrinat, me të cilët na ka rënë fatkeqesia të jemi bashkëkohës dhe bashkëkombas të tyre.

Brezi ynë ka një detyrë të shenjtë dhe historike;

Të hedhë këta plehra në gropën e merituar të harresës.
Qofshin mallkuar çfarë i kanë bërë kombit këta dhe parardhësit e tyre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.