E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Fuqia e Zezë’
Sot

‘Fuqia e Zezë’

Edi Rama zotëron një lloj imuniteti prej gjërave të ndyra; domethënë, tashmë bëmat e tij skandaloze kanë fituar “qytetarinë”. Ka vite që skandalet e tij pasojnë njëri tjetrin, në të gjitha planet, në të gjitha fushat. Qeverisja e tij është e mbushur me hajdutëri të pastër, me korrupsion të ftohtë. Krimi ekonomik, dhe krimi penal ka pushtuar qeverisjen e tij. Policia e Shtetit është kthyer në një polici mafioze, ku krerët e saj bashkëpunojnë me mafian kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy Ministra të Brendshëm kanë lidhje të qarta me trafikun ndërkombëtar të drogës, i pari si anëtar i një organizate mafioze, ndërsa i dyti me vëllanë të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge.

Buxheti i Shtetit ndahet njëlloj siç ndahet plaçka nga një bandë grabitësish të dhunshëm, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë kapobanda. Këtë e bën në mënyrën më të drejtëpërdrejtë, pa skrupuj, pa teklif, pa iu dridhur qerpiku.Trim më të madh nuk kanë parë sytë e shqiptarve!

Edi Rama themelon një Prokurori Personale, asgjëson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapë Shërbimin Informativ, ndërsa Parlamentin e Shqipërisë e kthen në një harem me eunukë pa koqe.

Për të plotësuar tablonë, Edi Rama shembë përdhe gjithçka që i del përpara, përfshirë edhe shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të pamundurit fare, i plasë në burgje, në kundërshtim me çdo normë njerëzore, por edhe ligjore; përfshirë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, ku thuhet qartësisht se “Ndalohet burgosja e individëve për pamundësi në përmbushjen e kontratës” (KEDNJ, Protokolli 4, Artikulli 1).

Kështu, Kumbari Edi Rama ndërtoi përfundimisht Shtetin e Mafias në Shqipëri, karikaturën më të neveritshme që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë në faqe të dheut, shtet të cilin po e braktisin shtetasit, masivisht.

Po ku e merr këtë fuqi Edi Rama? Nga i buron kjo ligësi e pashoqe, që nuk pyet për asgjë dhe askënd që i del përpara, në turravrapin e tij haluçinant, duke shembur përdhe një komb?!

Më ndiqni në ciklin e shkrimeve “Fuqia e Zezë”, me emra dhe mbiemra të përveçem, se si Shqipëria ra pre e fuqisë më djallëzore që ka njohur ndonjëherë ky vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.