E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Furgoni i policisë është përplasur një motor
Uncategorized

Furgoni i policisë është përplasur një motor

Një aksident rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shtëpitë e Malësorëve, në fshatin Oblikë.

Sipas policisë është përplasur një motor pa targa, i drejtuar nga shtetasi H. B. 69 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër me mjetin tip furgon i Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.