E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fushata zgjedhore/ Legalizimet në fshatin e Gjiknurit bëhen te zyra e deputetit të PS-së
Sot

Fushata zgjedhore/ Legalizimet në fshatin e Gjiknurit bëhen te zyra e deputetit të PS-së

Banorët e fshatit Kudhës në Himarë janë lajmëruar nga kryetari i fshatit që nëse duan të legalizojnë shtëpitë e banimit, t’i dorëzojnë aplikimet pranë zyrës së deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj dhe jo në zyrën e Kadastrës së Bashkisë Himarë, siç e parashikon ligji për legalizimin e pasurive të paluajtshme.

Përmes një lajmërimi me shkrim dore të kryetarit të fshatit, bëhet e ditur se zyra është e hapur dy ditë të javës, ndërsa për banorët që nuk ndodhen në fshat aplikimet do të bëhen në një fazë tjetër. Kryetari i fshatit lë në shkresë edhe numrin e telefonit për të dhënë sqarime.

Kudhësi është fshati i orgjinës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, njeriu i dytë më i rëndësishëm në partinë qeverisëse, pas Edi Ramës.

Legalizimi i pronave ka qenë gangrenë prej dekadash në Shqipëri dhe Edi Rama premtoi se do ta mbyllte këtë proces brenda mandatit të parë qeverisë 2013-2017, por edhe pas 6 vitesh shumë pasuri ende nuk janë legalizuar, duke u përdorur si oferta elektorale në këmbim të votave./TPZ

Lajmërimi për banorët e Kudhësit

Të gjithë banorët e fshatit që duan të legalizojnë shtëpitë e banimit të paraqiten pranë zyrës së deputetit të Partisë Socialiste në Himarë z.Vullnet Sinaj për të bërë aplikimet.

Ju njoftojmë se zyra është e hapur çdo ditë të hënë dhe të premte.

Për banorët që nuk ndodhen këtu aplikimet do të bëhen në një fazë të dytë.

Për sqarime të tjera kontaktoni në numrin e telefonit 0685038868.

Kryesia e fshatit Kudhës

Kryetari Agron Velço

Image
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.