E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gamend Bardhi: Protesta  e 16 marsit në  dorë të të qytetarëve
Politikë

Gamend Bardhi: Protesta e 16 marsit në dorë të të qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha sonte i ftuar në “Opinion” se protesta është e organizuar nga PD, por vazhdimi i saj do të jetë sipas axhendës së vetë protestuesve.

“Axhendën e protestës dhe mënyrën se si proteston do ta kenë qytëtarët. Ne nuk do bëjmë festival dhe koncert se si ata do të protestojnë. Kjo protestë do ta kalojë masivitetin e protestës së 16 shkurtit”

Bardhi shtoi po ashtu opozita do të vazhdojë rrugën jashtë parlamentit.

“Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur, kemi marrë një vendim politik për të mos qenë më pjesë e Parlamentit, bashkë me qytetarët do krijojmë një axhendë. Ne jemi në takime të përditshme. Të gjithë drejtuesit politik janë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në takime. Ajo që ne jemi duke bërë është që axhendën tonë politike e kemi përputhur me atë të qytetarëve”

Bardhi tha më tej se opozita, nuk ndikohet nga presioni ndërkombëtar.

“Presioni i vetëm që do na vinte në vështirësi do të ishte ai i qytetarëve, që aksioni ynë nuk do të përputhje me atë të qytetarëve. Në të kundërt jemi shumë komodë në pozicionin tonë”.

Bardhi siguroi qytetarët se në protestë nuk do të ketë dhunë

“Detyra jonë si organizatorë është ti garantojmë siguri çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Në çdo protestë asnjë qytetarë, apo punonjës policie nuk është lënduar. Ka patur një skenar nga qeveria për provokim që krijojnë rritim. Ne jemi aty për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Nuk kemi dashur kurrë të futemi në godinën e Kryeministrisë dhe as të ushtojmë dhunë ndaj policisë”.

 

Ndërsa për opozitën e re, Sekretari i përgjithshëm i PD-së tha se: “Rolin e opozitës zyrtare në vend nuk e zëvendëson dot as termi i ri i shpikur nga Edi Rama “opozitë e re” as individë që janë futur aty”.

Axhendën e protestës dhe mënyrën se si protestëon do ta kenë qytëtarë,. Ne nuk do bëhmë festival dhe koncert se si ata do ta protestojnë. Do ta kalojë masivitetib e proitestës së 16 shkurtit”, tha Bardhi

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.