E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta ‘Bild’ piratohet për disa orë nga banda ‘Edi Rama’
Sot

Gazeta ‘Bild’ piratohet për disa orë nga banda ‘Edi Rama’

Shpesh kam menduar se kjo botë është banale. Sidomos në mjetet që përdoren në luftërat e ndyra të propagandës, veçanërisht në epokën tonë të internetit. Si gjithmonë, ndyrësia “triumfon” edhe nga era e rëndë.

Të dielën në mbrëmje, ndyrësia e Kryeministrit Edi Rama ia doli të triumfojë për disa orë; gazeta Bild, më e madhja në Europë, publikoi një artikull të MotherJones (mars 2018), pa autor.

Shkrimi i MotherJones qëndroi vetëm disa orë, për t’u fshirë diku pas mesnate. Ndërkohë, adrenalina e motherf… në Tiranë, shpërtheu si vullkan qelbi. Ekstazë, emfazë dhe gëlbazë u hodhën pa hesap kundër Lulzim Bashës.

Vrulli u ndal disi nga gjumi i mesnatës, për të rifilluar përsëri sot. Por gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild ua dogji skenarët: shkrimi i Motherfuck.. nuk gjendet më në faqet e saj. Sepse Bild nuk mund të publikojë tekste të paverifikuara, sidomos përkthime, veçanërisht tekste të futura kontrabandë, të paguara.

Gazeta Bild nuk është vrasëse me pagesë.

Gjermania Bild nuk mund të bëjë luftën e ndyrë të Edi Ramës. Në të vërtetë, ajo është në luftë me vet Edi Ramën.

Teksti i gazetarit Peter Tiede për krimet e bandës Edi Rama gjendet online, bashkë me përgjimet e krimeve të tyre. Prova është tronditëse, asgjësuese. Por, me sa duket derrat duan plumba të kalibrave të rëndë. Dhe do t’i kenë!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.