E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta  “Die Presse” shkrim për Shqipërinë:Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike…
Sot

Gazeta “Die Presse” shkrim për Shqipërinë:Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike…

Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike- thotë ky shkrim i gazetës Die Presse.

Plotësisht dakort me konkluzionin.

Por, ajo çfarë thotë shkrimi është se si Rama, në dallim nga Kurz e pranoi koalicionin me Metën. Dhe jo vetëm aq, por e bëri dhe President…

Pra, standartin perëndimor që më së fundi na e solli në vemendje Kurz, nuk e pranon gjëkundi Rama.

Kurz u nda nga problemi, Rama lutet të bashkohet dhe jeton me të…

Kur dështon me “problemin politik” Meta, bëhet me “krye-problemin elektoral” Niçe…

Për dorëheqje e zgjedhje të parakohshme, as se çon nëpër mend./ Ylli Manjani

’Videot flagrante nuk sjellin gjithmonë fundin e karrierave politike”, media austriake ‘’godet’’ Shqipërinë: Meta, Rama dhe 700 mijë eurot

Ndërsa Austria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas videoskandalit ku zv.kryeministri Heinz-Christian Strache, i premtonte marrëveshje mbesës së një oligarku rus, duket se në Europë ka nisur një tjetër betejë, ajo e luftës kundër të djathtës ekstreme.

Në një kohë kur kancelari Sebastian Kurz, shpalli zgjedhjet e parakohshme, padyshim që shumë prej shqiptarëve paralelizojnë situatën me Shqipërinë, ku prej kohësh palët politike e kanë çuar vendin drejt një krize, e ku përgjime të shumta kanë dalë në media, por që për qeverinë Rama dhe për prokurorinë nuk mund të konsiderohen prova.

Ndërkohë një shkrim tejet intersant është publikuar në median e njohur austriake ”Die Presse”, me titull ‘’Jo gjithmonë videot flagrante çojnë në shkatërrimin e karrierës politike”, duke marrë shembullin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, dhe videopërgjimit që iu publikua nga ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Në shkrimin e medias austriake thuhet se video e Metës tregonte për një aparat qeveritar të kapur në marrëveshje korruptive, po që përgjimi nuk u pranua kurrë si dëshmi.

“Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u lirua më pas nga akuzat në gjykatë. Duke qenë se ai drejtonte një parti që gjendej mes dy partive më të mëdha në vend, ai u kthye sërish në pozita drejtuese si kryetar Kuvendi dhe si President i shqiptarëve.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Ajo tregon ministrin e jashtëm dhe zëvendëskryeministrin që diskutojnë për një rryshfet prej 700,000 eurosh, për të dhënë kontratën për një tender për një hidrocentral”,thuhet mes të tjerave në shkrimin e ‘’Die Presse”.

Media thekson faktin se vetë Edi Rama, i gjendur në një situatë të vështirë, në 2013, i ka kërkuar Metës ndihmë, në mënyrë që të fitonte shumicën në Kuvend.

“Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave. Katër protestues u qëlluan për vdekje. Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike. Më kot, prokurori kërkoi dy vjet burg, pasi gjykata nuk e pranoi. 

Në vitin 2013 socialistët kishin nevojë për një partner koalicioni. Shefi i saj Edi Rama iu drejtua për ndihmë Metës dhe partisë së tij LSI. Aleanca vazhdon sot, dhe Meta përparoi në numrin një në shtet. Më pas u tha se Prifti e kishte montuar vetë videon dhe e kishte nxjerrë në media në shenjë hakmarrje ndaj Metës, që e shkarkoi nga posti i ministrit së ekonomisë”, përfundon shkrimin media austriake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.