E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazeta italiane: Shko bëj një xhiro në Tiranë, që t’u mburresh miqve!
Uncategorized

Gazeta italiane: Shko bëj një xhiro në Tiranë, që t’u mburresh miqve!

Faqja italiane Youmanist është një gazetë online me  gazetarë, blogerë, ekspertë e kuratorë që i dedikohet zbulimit dhe promovimit të trendeve botërore në fusha të ndryshme. Ajo i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe ka renditur gjithë arsyet pse duhet kaluar një fundjavë në Tiranë.

 Një prej tyre është kryebashkiaku, Erion Veliaj. Ja çfarë shkruan gazeta e njohur italiane:

“Pyetja: Me kaq shumë vende që ka vërdallë, pse u dashka të shkosh në Tiranë?

Përgjigjja: Sepse kryeqyteti shqiptar është në një fazë ndryshimesh të mëdha, është afër, sa për të kaluar një fundjavë, qeveriset nga një kryetar bashkie revolucionar që po e ndryshon qytetin plotësisht, është qytet me banorë në moshë të re (mosha mesatare është 35 vjeç) dhe gjithashtu shumë argëtues. Për të mos folur për imazhin e udhëtarit të ndërgjegjshëm dhe alternativ që do të bëni, duke u thënë miqve: “Po shkoj të bëj një xhiro, për të zbuluar Tiranën”.

Por le të vijmë tek personazhi kyç, zonja dhe zotërinj, z. Erion Veliaj!

Nëse të gjithë kryetarët e bashkive do të ishin si ai, do të kishim një perceptim komplet ndryshe për politikanët dhe politikën. I edukuar, tërheqës, me humor, poliglot, me një zyrë gjysmë sallë loje dhe gjysmë galeri arti bashkëkohor, ai ka një të ardhme të mundshme si drejtues i Shqipërisë. I pëlqyer nga bashkëqytetarët e tij, madje edhe më shumë nga bashkëqytetaret e tij, si asnjë rockstar, ai po i ndryshon me plot kuptimin e fjalës, fytyrën këtij qyteti.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.