E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarët japonezë vizitojnë 4 qytete
Uncategorized

Gazetarët japonezë vizitojnë 4 qytete

Këtë fundjavë Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një udhëtim familjarizues me një grup të rëndësishëm gazetarësh e mediash japoneze duke vizituar disa nga atraksionet turistike të vendit si Shkodra , Kruja , Tirana , Berati dhe Durrësi . Në sajë të një bashkëpunimi të AKT me Ambasadën e Shqipërisë dhe asaj së Kosovës në Japoni u realizua ky udhëtim disa ditor në të dyja vendet tona , duke synuar për të ardhmen në një paketë të përbashkët turistike . Gjithashtu u realizua një drekë pune me praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Turizmit z.Ardit Çollaku, Ambasadorit Japonez në Shqipëri, atij shqiptar në Japoni dhe grupit të gazetarëve japonezë ku u diskutua mbi përshtypjet që të ftuarit patën në Kosovë dhe Shqipëri si dhe mbi mënyrat për bashkëpunime të tjera në mënyrë që të pasqyrohet sa më shumë dhe më mirë turizmi shqiptar në tërësi në mediat japoneze.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.