Gazetari Arion Sulo flet për takimin e Alibeajt dhe Gjiknurit për nisjen e reformës zgjedhore: Basha humbet dy vjet dhe pastaj sillet si skuth…
Ndërsa komenton një dokument të publikuar sot dhe të nënshkruar nga dy kryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, përkatësisht Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, analisti, Arion Sulo i ftuar në studion e Open në News 24, tha se ata janë takuar në dhjetor dhe se dokumentin e publikuan sot.
“Flitet për opozitën shqiptare këtu dhe një njeri që zhduket për 2 vjet dhe i bën të tëra si skuth duke vënë Alibeajn si nënkryetar partie. Ai zotëri nuk shkon në punë. Ka mënyra të tjera. Kur i duhet për të bërë fasadën e demokracisë. Ne po bëjmë edhe reformë. OSBE kishte bërë reagim pas takimit që kishin bërë dy bukuroshët. Gjiknuri dhe Alibeaj janë takuar në dhjetor dhe media nuk ka ditur gjë dhe e kanë nxjerrë sot letrën dhe nuk është se po bëjmë sot konspiracion. Një njeri që nuk shkon në punë nuk ka se si të ketë produktivitet dhe të marrë opozitën të sjellë opozitën në pushtet”, tha Sulo.
Sulo e cilësoi Luli Bashën si “legen” që i dhanë vulën dhe paratë dhe që “u vendos aty për të fituar zgjedhjet mazhoranca”.
Zekthi ka kundërshtuar gjuhën e gazetarit duke mbrojtur dorën që e ushqen, por Sulo ka vijuar më tej duke e cilësuar Bashën si “shembulli i një zari politik.
Pjesë nga debati:
Sulo: Ai le të rrijë dhe këta të mos bëjnë gjë.
Zekthi: Ke nevojë për njerëzit, të të mbështesin.
Sulo: Ai e mori Bashën si legen e vuri aty të fitojë zgjedhjet
Zekthi: Të flasësh me këtë gjuhë… Nëse ti thua se ky është legen dhe ai jo.
Sulo: Legen politik, patjetër, është zari i atij.
Zekthi: Është gjuhë normale kjo mo Arion?
Sulo: Lëre gjuhën, e marr unë përsipër. Zar politik i tij. Përgjigju debatit? A duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar?
Zekthi: Po patjetër.
Sulo: Kë përfaqëson mo, sa deputetë përfaqëson?
Zekthi: Keni një narracion sikur keni të vërtetën universale, ajo që thoni është e vërteta.
Sulo: Është shembulli i një zari politik, merr vulën, paratë dhe rri aty.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



