Gazetari Armir Shkurti: Në spital nuk ka dhomë siç nuk ka as në varreza më vend…
Gazetari Armir Shkurti tregon eksperiencen e hidhur në QSTU.Gjendja që pershkruan gazetari eshtë dramatike. Me poshte lexoni statusin e tij në lligarinë e tij në FB.
Në daç të kërkosh strehim në Gjermani, shko e thuaj: “Më kërcënohet seriozisht jeta”!
I thuaj se në spital nuk ka ilaçe e i blen. Se ilaçet po s’i more nga jashtë Shqipërisë nuk të bëjnë derman. Se as t’i bleshë ilaçet nga jashtë nuk të le mafia e ilaçeve. Se dhe kur gjen ilaçet, ka emigruar mjeku me infermierët. Se edhe kur t’i gjeshë të gjitha këto….nuk ke dhomë në spital…siç nuk ka as në varreza më vend.
Merri këto letra e vendosja para gjykatës gjermane nëse nuk ta pranojnë azilin!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



