E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Habitem si 70 deputetë të PS, e tolerojnë  këtë degradim të  kryeministrit Rama?!
Sot

Gazetari: Habitem si 70 deputetë të PS, e tolerojnë këtë degradim të kryeministrit Rama?!

Postimi i një fotomontazhi një ditë më parë në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama, solli reagime të shumta, të cilët kritikonin këtë sjellje të kreut të qeverisë.

Ditën e sotme ka reaguar edhe gazetari Enver Robelli, i cili ka kritikuar deputetët socialistë, se përse nuk reagojnë ndaj një veprimi të turpshëm dhe adoleshent të bërë nga kreu i tyre.

Ja postimi i Robellit:

Ky personi qe ne profilin e tij ne Instagram poston keso fotosh te adolesheteve pa edukate, eshte kryeminister i nje shteti anetar te NATO-s. Ky shtet ne qershor shpreson t‘i filloje negociatat per anetaresim ne BE. Ka gjasa qe BE t‘ia shtoj negociatave me Shqiperine edhe nje kapitull, kapitullin 36: shqiptare, si te zgjidhni kryeminister nje kandidat te denje per ate post dhe jo nje me probleme postpuberteti? Nuk duhet te habitemi aq me piruetat ekzibicioniste te kryeministrit te Shqiperise (ai nuk e befason me askend me asnje marrezi), por duhet te habitemi me mbi 70 deputete te Partise Socialiste si heshtin, si e tolerojne kete degradim te dinjitetit te postit, si behen oportuniste!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.