Gazetari i kërkon në 6 vite qeverisje një investim të huaj?!
I ftuar në “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka patur një debat me gazetarin Andi Bejtja.
Gazetari Bejtja ka qenë shumë konkret duke i bërë një pyetje të thjeshtë, a ka një investim të huaj në 6 vite qeverisje?
PJESË NGA DEBATI:
Bejtja: A mund të bëj një pyetje te vetme?
Rama: Po he se ti ke bërë një ndër poezitë më të bukura shqipe …me dukesh si Samiu , personazhi …
Bejtja: Po lëri këto se nuk më intimidon mua ti po përgjigju a ke sjelle një investitor të vetëm këto 6 vite?!
Rama:Pse nuk e di ti, nuk ke lexuar
Bejtja: Kur ka ndodhur, këto dy ditë?
Rama: Nuk ke dëgjuar për kompaninë”Shell”
Bejtja: E ke firmosur këto dy ditë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



