Gazetari i shkruan Ramës: O katran, Ti Markmarkëve u merr të keqen
O Katran! Kercenon studentet ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’.
Studentet, nga ana tjeter, thone para kamerave ‘8 pikat ende qendrojnë, por nuk perballojmë dot shpenzimet në Tiranë, nese do na duhet të rrimë edhe gjatë veres’. Kete vend drejton ti, ku njerezit terhiqen nga lufta per të drejtat e tyre sepse nuk perballojnë dot të jetojnë dy muaj në Tiranëz. Ti Markmarkëve u merr të keqen, o Katran! Ata pedagogë po venë në rrezik një karrierë të qetë, që pak njerez kanë luksin ta kenë në ketë vend, per t’u rreshtuar me të drejten dhe dinjitetin. Shyqyr që i kemi!
Kurse ti po vepron në një menyrë të shpifur.
E drejta dhe dinjiteti eshtë sot me njerezit që po rezistojnë: per universitetin, per teatrin, per natyren, per shtepite e tyre. E drejta nuk eshte sot me ty dhe kundershtaret e tu brenda llojit, që beni sikur ziheni si qentë, në ate që gjoja eshte organi ynë perfaqesues. E drejta nuk fiton gjithmonë, por gjithmonë do nderohen njerezit qe luftojnë per të dhe do harrohen të tjeret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



