E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i “Top Channel”  sfidon Veliajn: Do të votoj për ty po  erdhe tre ditë në redaksi me urbanin e Kasharit
Sot

Gazetari i “Top Channel” sfidon Veliajn: Do të votoj për ty po erdhe tre ditë në redaksi me urbanin e Kasharit

 Klodian Tomorri

Kjo fotoja nuk është etike, por më mirë pa etike dhe kundër padrejtesive se sa me etike dhe i heshtur.

Për të gjithë miqtë që bëjnë shaka se pse bëj shkrime për urbanin e Kasharit. Sapo zbrita nga autobusi. Unë isha ai që djersita më pak. Të tjerët u bënë edhe më keq. Nuk ka kondicionera në autobus.

Kur lali u ul tek ai Kolltuku i Bashkisë, e ngriti cmimin e biletes së urbanëve me 33 per qind për një ditë. Justifikimi ishte po rrisim cmimin se do përmiresojmë shërbimin dhe kushtet për pasagjerët.

Ky është një përdhunim i pështirë që këta u bëjnë njerezve. Bashkia i garanton monopolin me licencë operatorit privat. Ja rrit cmimin sa i do qejfi atij, nderkohë që qytetarët i masakron. I detyron të udhëtojnë në vape 35 gradë, pa ajër të kondicionuar.

Sic duket bashkia e Tiranës po bën plane të binjakezohet me bashkine e Mogadishut në Somali per të shkëmbyer eksperiencat se si i pallojnë njerëzit masivisht me monopolet e tyre të ndyra.

Lali, të jap fjalën që do votoj per ty nëse udhëton tre ditë rresh nga Kashari në Tirane me linjën e urbanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.