E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Ja ku e keni monstrën që krijuat.
Sot

Gazetari: Ja ku e keni monstrën që krijuat.

Bledian Koka

Frankenshtajni jemi ne…


Ja ku e keni monstren qe krijuat. Mire qe nuk thote asnje fjale ngushellimi per femijet e familjaret e gjyqares se ndjere, por diku nga darka, diten kur policia e tij deshtoi te mbronte nje qytetare-gjyqtare me urdhermbrojtje, ai vijon perversitetin e tij politik.

Kjo te dashur miq nuk quhet as nekro-politike, sepse ata qe e perdorin kete model te paturp, kane aq turp sa me separi te thone dy fjale ngushellimi, e pastaj te derdhin paturpesine e tyre.

Ndersa monstra ne fjale nuk e ka as kaq turp ne paturpesine e tij, qe per hir te nje statusi te Spartak Ngjeles, te perdhose nje fatalitet njerezor per te cilin shteti i tij qe kurre su ndertua, ka po aq faj sa ish-bashkeshorti asasin.

Perpara me Vetingun pa ne te semes kush la kockat rruges i thone kesaj. Urime i dashur populli im, ti je Frankenshtajni qe e prodhove monstren dhe tani rradhen e ke ti populli im qe s’bzan, qe shitesh ndersa te blejne, qe hesht kur te ulerasin, qe qesh kur je bere per tu qare, qe po vdes ndersa ishte e shkruar qe te rroje…, ah i mjeri populli im ti.

p.s…ngushellimet me te sinqerta familjes se gjyqtares se ndjere, te gjithe lutjet e mia sonte shkojne per 2 femijet, Zoti qofte me ju e dhashte gajret ???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.