Gazetari ka nje kerkese per Kryebashkiakun Erion Veliaj
Historia duhet shkruar ashtu sic eshte…...
Une nuk e di saktesisht nese Bashkia e Tiranes …dhe Keshilli i saj qe perbehet nga socialiste, leseiste ..e demokrate ..te jete marre ndonjehere me vleresimin real a rivleresimin historik te disa prej figurave me te rendesishme te jetes politike, shoqerore e sociale qe kane drejtuar Kryeqytetin e shqiptareve qe prej themelimit te tij me 1925 e ne vazhdim….
E politizuar ne ekstrem …sidomos nga Diktatura gjate periudhes 1944 – 1991…shqiptareve ju eshte servirur gjithmone dhunshem historia e genjeshtert e Kombit te tyre si dhe u jane denigruar per qellime te caktuara serisht politike qindra figura te shquara te historise kombetare te Shqiperise …..
Ne kete kuader ne pak radhe te ketij shkrimi tim – kujtese per Bashkine e Tiranes …dua t’ ju sjell ndermendje drejtuesve te saj …pavaresisht ngjyrimit politik te cilit i perkasin qe….
Eshte ne nderin e dinjitetin tuaj …te rivleresoni ashtu sic ka qene ne te vertetet, sic eshte e sic i duhet servirur opinionit publik kryeqytetas e atij mbarekombetar shqiptar …figuren intelektuale e patriotike te ish Prefektit te Tiranes gjate Luftes se Dyte Boterore …Qazim Mulleti…figure te cilen ne menyren me te pa turpeshme e antinjerezore por edhe antishqiptare rregjimi komunist e degradoi ne menyre poshteruese e te qellimeshme…..
- Eshte ne nderin e Bashkise se Tiranes fjala vjen qe Sheshi i rinovuar i Pazarit te Ri …te marre emrin Sheshi Qazim Mulleti ..si dhe diku aty prane ku ka jetuar familja kryeqytetase, patriotike, intelektuale e atdhetare… Mulleti…..te ngrihet e te vendoset edhe nje bust a statuje e tij……
Them per kete shesh..pasi aty prane ka qene shtepia e fameshme patriotike dhe intelektuale e tij dhe e Mulleteve …
Gjithashtu ..ju propozoj qe te miratoni me ane te nje ligji a dekreti te vecante …ndalimin e ri- shfaqjes se Komedise Prefekti…ne te gjitha llojet e mjeteve vizive kombetare …..qe duke denigruar figuren e Qazim Mulletit e te familjes se tij patriotike i sherbeu vetem, ideollogjise percarese e antikombetare shqiptare …te Diktatorit e Diktatures se tij kriminale…
Ja cili eshte Qazim Mulleti i vertete …dhe i pa perlyer me ngjyrime politike te te gjitha ngjyrave ….
Lindi ne Tirane me 20 Dhjetor 1893 ..dhe vdiq ne Rome me 28 Gusht 1956…
Ndoqi studimet ne Gjimnazin e famshem” Zosimea” te Janines,,e me pas ne Kolegjin turk te Stambollit ”Gallatasaraj”..ku i perfundoi ato me Medalje Ari..
Me pas ne studime speciale do te dipllomohej ne Vjene edhe per Dipllomaci ushtarake te luftes..
I ditur, i kulturuar, qytetar i dores se pare,,,atdhetar e patriot i oreve te para…
Zoteronte e fliste lirshem 9 gjuhe te huaja ..italisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, arabisht, serbo -kroatisht, greqisht, latinisht dhe osmanisht…
Se bashku me nje grup studentesh tiranas …me 1912 merr pjese ne ngritjen e Flamurit Kombetar ne Tirane …
Me 1920 merr pjese ne Kongresin historik te Lushnjes..
Po me 1920…do te ishte ne krye te Vullnetareve kombetare …si Komandant i tyre kunder hordhive serbe..
Me 1921 eshte pjesmarres teper aktiv ne Kongresin e Bashkimit Kombetar ne Vlore..se bashku me patriotet e shquar te kohes Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maci….si perfaqesues te Shoqerise atdhetaro – patriotike ”Lidhja Kombetare”..
Shtepia e tyre ,e Mulleteve …ne rrugen e sotme ”Qemal Stafa”…ne Pazar te Ri… ne ato vite jo vetem qe sherbeu edhe si godina e pare e nje Ministrie shqiptare asaj te Bujqesise …por u be edhe nje nder Rezidencat e para te Qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes duke strehuar provizorisht edhe perfaqesuesit e pare te Tiranes si Kryeqyteti i ardhshem i Shqiperise…
- Gjate luftes se 2 boterore …Qazim Mulleti ..qe per aresye te ndryshme pak vite me pare ishte radhitur ne krahun antizogist … do te ishte Prefekti i Tiranes duke ndihmuar jo pak nje numer jo te vogel nacional-clirimtaresh te asaj kohe dhe patriotesh e intelektualesh shqiptare e sidomos kryeqytetas e nga zonat e Shqiperise se Mesme…me te cilet Fashizmi kishte qartazi llogari te hapura…
- E riperseris …eshte koha …per te mos thene se si kudo e ne cdo gje jemi te ster- vonuar qe ne shqiptaret te rishkruajme qartesisht dhe egzaktesisht …te zezen mbi te bardhe …Historine tone te vertete kombetare duke i dhene sejcilit ate qe i takon…c’ ka do te thote …ate qe ka bere e ka lene ..ne te mire a ne te keq te Kombit e te popullit te tij…
- E thene ..me dy reshta..Qazim Mulleti i vetem dinte aq gjuhe te huaja sa c’ dinte e gjithe Byroja politike e Enver Hoxhes ..marre se bashku ….kish lexuar aq Libra sa c’ kish lexuar i gjithe Komiteti Qendror i Diktatorit …dhe kishte aq kulture, qytetari e civilizim …sa qe Khmeret e Kuq te Diktatorit te Zi shqiptar…nuk e paten dot KURRE…
- Ndaj… mjaft me me politizime ekstreme , banale, bajate e te neveriteshme… ku Tradhetaret ende i kemi Heronj te Kombit e Heronjte e vertete i kemi zbritur dhunshem nga Piedestalet..
A.R.DOSTI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


