Gazetari Kaba ripërsërit kërkesën për ambasadën amerikane në Tiranë
Kryeministri Rama kërcënoi shqiptarët se nëse do të prishnin zgjedhjet do ti hiqeshin vizat me BE-në dhe SHBA-në, por delirimi i Ramës ka arritur deri aty sa edhe vetë Trumpin e ka cilësuar si një kërcënim për Amerikën.
Dhe këtë deklaratë Rama e ka bërë publike në një studio televizive gjatë një bisede në emisionin Zona e debatit me gazetarin Baton Haxhiu.
Kjo video është sjellë në vëmendje edhe nga analisti dhe gazetari Dritan Kaba, i cili kërkon që kjo video të përkthehet edhe znj. Leyla Mosses-Ones, të ngarkuarës me punë në Ambasadën Amerikane
“Kam një lutje për të punësuarit e Ambasadës Amerikane: përkthejani pak Leylas këtë video të marrë vesh ndonjë gjë ose po nuk iu mjaftoi kjo mund t’ju jap edhe videon tek CNN! Te interesuarit që e duan mund të më shkruajnë në inbox nese nuk e gjeni dot vete.
Leyla, rradhës tjeter për ty do të kem videon me këngën e Eric Clapton”, shkruan Kaba.
Por çfarë tha Rama për Presidentin Amerikan Donald Trump përballë Baton Haxhiut, kur e cilësoi kërcënim për Amerikën.
Baton Haxhiu: A ke guxim ta kesh një qëndrim për Donald Trump
Edi Rama: Unë e kam thënë haour atë që kam thënë për Donald Trumpin dhe se kam problem as këtu as kudo që të jetë në shoi dhe anglish që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe për marrëdhënien shqiptaro Amerikane
Baton Haxhiu: Që i bie?
Edi Rama: Qe i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin si President se do të ishte një President që do ti bënte dëmë te mëdha Amerikës dhe do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



