E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Koka irritohet keq me Veliajn: Je lëtyrë fare me këtë që bëre me Cim Xhepën
Sot

Gazetari Koka irritohet keq me Veliajn: Je lëtyrë fare me këtë që bëre me Cim Xhepën

Statusi i gazetarit Bledian Koka:

Erion Veliaj, ky letyrë i pashoq…
Erion Veliaj tregoi sot se nuk ka limite në ligësinë që e karakterizon. Ka marrë Cim Xhepën, të madhin ndër më të mëdhenjtë e aktorëve shqiptarë dhe e ka bërë administrator pallati.

Me gjithë respektin për njerëzit që e kryejnë këtë detyrë, jam i sigurtë që çdo njeri prej tyre ka ëndërrur në jetën vet të jetë si Ndricim Xhepa, ndërsa Çimi me shumë gjasë kurrë nuk e kishte çuar në mendje se një ditë pas një karriere brilante si aktor do të përfundonte administrator i një pallati duke iu lutur banorëve të shkallës së vet që të paguajnë paratë për pastrimin e shkallës. Imagjino për një moment sikur Bill de Blasio, kryebashkiaku i Nju Jorkut të postonte në Twitter-in e tij foton sesi Robert De Niro ka filluar punë si portier i pallatit të vet në Manhatan dhe ta shiste këtë si shembull qytetarie.

Pra në vetëm 5 vite qeverisje të Edi Ramës në Shqipëri, dhe 3 vite të Erion Veliajt në Tiranë, Ndriçim Xhepa përfundoi të punojë për bukën e gojës si administrator pallati (respekti maksimal për këtë profesion). Dhe sikur të mos mjaftoje dëshperimi që prodhon një situatë e tillë, Erion Veliaj që edhe sikur ta emëronte Ndriçim Xhepën nënkryetar bashkie, jo vetëm qënuk do ta kritikonte njeri, por do ta përgëzonin për këtë akt, e shet katandisjen e gjigandit të skenës dhe ekranit shqiptar si një shembull “përkujdesjes së tij për komunitetin që drejton”.

A mund të këtë trishtim më të madh se kaq? A mund të ketë poshtërimi një emër më të fëlliqur se Erion Veliaj? A mund të ketë dëshpërimi një imazh më ikonë sesa kjo Çimit në këtë foto?

A doni me më shumë se kaq për ta neveritur këtë plehrë që e votuat për kryetar bashkie?!… I kërkoj ndjesë publike Çimit pasi ruaj admirimin maksimal për veprën e tij, por zemërimin e kam të madh ???
p.s…a ka më fjalë pas kësaj?!…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.