E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Kush janë dy kandidatët e preferuar të Ramës dhe Yuri Kim për kreun e SPAK
Politikë

Gazetari: Kush janë dy kandidatët e preferuar të Ramës dhe Yuri Kim për kreun e SPAK

Gazetari Artan Hoxha ka treguar emrat e kandidatëve të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për kreun e ri të sPAK.

Hoxha tha në emisionin e Ylli Rakipit se ambasada amerikane dëshiron që në krye të SPAK të emërohet Altin Dumani.

Përsa i përket kreut të qeverisë, gazetari deklaroi se preferon Edvin Kondilin.

“Zoti Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre.

Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet.

Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi (kandidati i tretë)”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.