Gazetari: Më ndihmuan miqtë ,se për sistemim shëndetësor mami im ….
Keshtu ka shkruar gazetari i opinionit në tv Klan Dritan Laci në llogarine e tij në FB:
Statusi i plotë i gazetarit:
Miq te dashur! Pak vemendje. Me duhet te bej nje sqarim te nevojshem. Nuk doja ta beja publike kete fakt por i detyruar nga rrethanat me duhet te jem korrekt. Mamaja ime vuan nga semundje e rende prej gati dy vitesh. Ajo kurohet me Interferon A ne Spitalin Onkologjik ne Tirane. Eshte nje vaksine qe merret ne forme cutane (ne lekure) te cilet i duhet ta beje cdo tri dite. Cdo muaj paraqitemi prane spitalit onkologjik per te marre dozen e duhur te vaksinave. Keshtu duhet te ishim paraqitur edhe kete fundmuaji sipas planifikimit. Por….Lajmi qe na vjen eshte qe vaksina nuk ka prej disa javesh. Sigurisht qe kjo eshte shume e rende. Sidomos kur ne pikepyetje vihet shendeti i prindit. Gjate gjithe ketyre diteve nuk kam lene gur pa levizur per te siguruar medikamentin. Kam folur me Drejtorine e Spitalit, me zyren per shtyp te Ministrise se Shendetesise; kam qene te Fondi i Kujdesit te Sigurimit Shendetesor; me kompanine farmaceutike qe merret me importin e ilacit; kam derguar dy mesazhe ne numrin qe me kane dhene koleget te Ministres se Shendetesise; dhe rezultati eshte qe Interferon A nuk ka. Pse nuk ka? Per mua pak rendesi ka pse nuk eshte bere tenderi. Per mua rendesi ka shendeti i njeriut tim. Dikush ne nje media kishte shkruar qe ky nuk eshte numri i Ministres. Po ca rendesie ka kjo nese une kam trokitur ne cdo dere edhe te Shendetesise dhe Interferon A nuk ka. E shpeton jeten e mamase sime qofte edhe kjo “ngaterrese”. Gjithsesi pas nje lufte disa ditore me ne fund gjeta shprese….Medikamentin aq te nevojshem e gjeta fale disa njerezve te mire. Une nuk kam braktisur te tjeret ne dite te veshtire, per njerezit e mi te afert do kaloja edhe malet. Kjo eshte Shqiperia, ta gezojme. Faleminderit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



