E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Na fal Elvana Gjata!
Sot

Gazetari: Na fal Elvana Gjata!

Edian Gjoni


Na fal Elvana Gjata qe perdorem emrin tend ne nje ngjarje kriminale ku ti nuk ishe as e pranishme.

Na fal Elvana Gjata per kete gazetari aq mjerane sa dhe vete pronaret e disa mediave qe per interesa te politikes, te vdekurin e bejne te gjalle e te gjallin te vdekur.

Na fal Elvana Gjata, ke 20 vjet qe dhuron vetem dashuri nepermjet muzikes dhe artit qe ti ben, dhe ke qene model frymezimi per miliona njerez, por u desh vetem nje skenar i vogel djallzor nga disa vegla qorre per ta lidhur emrin tend me ngarjen ne ish-bllok e qe turmen ta kapi histeria kolektive.
Por ti e di mire, helmi ne te tilla raste nuk na mungon si popull e derdhim me shumice.

Na fal Elvana Gjata por nuk kishte nje figure ne showbizn shqiptar ne lartesine tende qe mund te shiste me shume se ti, per te hapur edicionet e lajmeve, faqet e para te gazetave dhe per mbytur ne klikime portalet online.

Prandaj te perdorem, per klikime dhe jo vetem…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.