E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Ne  nuk  votojmë drejtorin e aeroportit për rendin dhe sigurinë tonë
Sot

Gazetari: Ne nuk votojmë drejtorin e aeroportit për rendin dhe sigurinë tonë

Gazetari Klodian Tomorri shprehet se hedhja e përgjegjësisë për cënimin e sigurisë koncesionarit është qesharake, duke argumentuar se ajo mbetet atribut eksluziv I qeverisë.

Tomorri shkruan se nëse qeveria nuk ka përgjegjësi për të mbrojtur jetën dhe pronën, pse votojmë në zgjedhje.

“Nëse qeveria nuk ka përgjegjësi për të mbrojtur jetën dhe pronën, atehëre pse votojmë për qeveritë në zgjedhje ne. Të ishte ashtu do votonim për drejtorin e aeroportit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Hedhja e pergjegjesise te koncesionari per cenimin e sigurise eshte qesharake. Siguria kombetare eshte atribut ekskluziv i qeverise dhe nuk privatizohet ne asnje rast.

Edhe atehere kur privatizohen hallka te caktuara te sherbimit te sigurise publike, pergjegjesia eshte serish e shtetit sepse jane institucionet ato qe mbikqyrin privatin si po zbaton protokollin.

E degjoi njeri qeverine amerikane te thoshte ne sulmet e 11 shtatorit qe e ka fajin aeroporti apo koncesionari.

Nqs qeveria nuk ka pergjegjesi per te mbrojtur jeten dhe pronen, atehere pse votojme per qeverite ne zgjedhje ne. Te ishte ashtu do votonim per drejtorin e aeroportit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.