Gazetari: Në rastin më të keq Vodafone te vjedh dhe ne rastin më mirë si plas fare për abonentët
Statusi i plote i gazetarit
Denis Dyrnjaja
Sot dëshiroj t’i kushtoj vëmendje njërës prej kompanive të telefonisë celulare se cilës i japim miliona euro fitim në vit nga xhepat tanë por…?
Nuk besoj se jam i pari që më ndodh kjo që do të rrëfej, sepse duhet të jetë një rast masiv. Interneti 4G i paketës së zakonshme në Tel më mbaroi. M’u desh të blija një paketë shtesë M2 prej 500 lekësh dhe pa e përdorur ende Tel më vjen sms nga Vodafone, që më njoftonte se kisha përdorur 80% të internetit të paketës së sapo blerë. Vetëm pas 3 minutash vjen një tjetër sms që më informonte se kisha konsumuar 100% të paketës. Për shkak se isha në një takim nuk i vura shumë rëndësi por vazhdova bisedën. Pas gjysmë ore më duhej të shihja dhe nisja një material në email përmes telefonit dhe nuk e nisja dot, për fat të keq vendi ku ndodhesha wirles nuk po funksiononte dhe kështu u detyrova të blija një tjetër paketë shtesë M2 interneti. Historia u përsërit si pak minuta më parë. Pa mbërritur mirë interneti në telefonin tim ishte mbaruar. Për shkak të pamundësisë për të mbaruar punë dhe në mungesë të aksesit të internetit marr në Tel nr 149 shërbimin ndaj klientit të Vodafone, që për të të krijuar idenë se janë serioze të thonë edhe se biseda do të regjistrohet. Pasi vajza pritëse e sekretarisë dëgjon problemin e kupton që ka një anomali që nuk shkon dhe unë i bëj të qartë se më është prishur shumë punë në këtë rast dhe se e paguaj shërbimin ta kem kur më duhet. Ajo më premton prioritet për zgjidhjen e problemit dhe se dikush nga teknika e Vodafone do të merrej me problemin dhe do të më kthente një përgjigje. Kjo histori ka ndodhur në dt 22 Mars e sot jemi 26 Mars dhe askush nga Vodafone nuk më ka kthyer një përgjigje. Ndërkohë unë vazhdoj të mos kem internet 4G në Tel dhe punoj vetëm me wirles kur ndodhem në ambiente që ai ekziston. Sigurisht që në përgjigjen e pritshme pres një arsyetim sesi problemi nuk qëndron te Vodafone, nuk mund të besoj në naivitet që ata do marrin në Tel do pranojnë problemin dhe dëmin e shkaktuar apo do të kërkojnë ndjesë se dëmshpërblim nuk mendohet se mund të ketë.
Konkluzioni: në rastin më të keq unë mendoj se Vodafone vjedh abonentët, në rastin më të mirë për keq, mendoj se kjo kompani i përçmon klientët me arrogancë dhe neglizhencë pasi refuzon të merret me problemin e abonentëve dhe t’i informojë ata në kohë reale. Dhe në rastin më të keq që unë besoj se është edhe rasti në fjalë është që edhe të vjedh edhe si plas fare që të vjedh.
Për t’i vënë kapak se gjithës vjen një SMS nga Vodafone me pyetjen: Sa mendoni juve se duhet ta sugjeroni Vodafone te një mik ose familjar? Cila mund të ishte pergjigjia në këtë rast?!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



