Gazetari shpjegon koncensionet :Shyqyr Zotit që s’kemi ndonje cerek prokurori me sedër se do kishim gjysmën e shtetit në burg
Thjeshtë, qartë, pastër e bukur e shpjegon gazetari Klodian Tomorri në një shënim në llogarinë e tij në facebook aferën e ndyrë korruptive të PPP-ve dhe qindra milione euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Klodian Tomorri
Kjo puna e koncesioneve ska nevojë per hetim fare. Shikoni vetem kriteret e tenderave si i kanë bërë.
Tek Orikum-Dukat e kane bere: Xhiro kumulative e shoqerise ne 3 vitet e fundit duhet te jete sa 50 per qind e kostos se ndertimit te rruges.
(Kostoja e rruges 7 mld- Xhiro e koncesionarit 4 mld)
Tek Milot Balldrene e kane bere ndryshe: Xhiro kumulative e shoqerise ne 5 vitet e fundit duhet te jete sa 30 per qind e kostos se ndertimit te rruges.
(kosto e rruges 20 mld leke- xhiro e koncesionarit 6.8 miliarde). Fiks ne koke.
Besoj, arsyeja se pse e kane bere 30 per qind per 5 vite dhe jo 50 per qind ne 3 vite eshte e qarte. Po ta benin si e para nuk plotesoheshin dot kriteret nga fituesi. Kostum me porosi.
Te Teatri e kane bere: Xhiro kumulative e shoqerise ne 3 vitet e fundit duhet te jete sa 40 per qind e vleres se investimit. Pervec kesaj, kane vene dhe kusht qe fituesi duhet te kete arritur marreveshjes me pronaret e 40 per qind te tokave private perreth. Tokat i ka vetem njeri aty, tenderi behet kot. Kostum me porosi.
Ne tre prokurime, me te njejten formule, me te njejtin instrument, me gjithcka identike jane vene tre kritere te ndryshme. Te njeri 50 per qind per 3 vjet, te tjetri 30 per qind per 5 vjet, tek i treti 40 per qind per 3 vjet.
Shyqyr Zotit qe s’kemi ndonje cerek prokurori me seder se ne do na kishte gjetur gjema. Vetem me nje pyetje; Pse jane bere ndryshe keto kriteret do na keputej gjysma e shtetit. Tani do ishim ne anarki. Na ka pare Zoti 😊😊😊
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



