E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja i kërkon Veliajt: Na trego me kamer inceneratorin e Tiranës
Sot

Gazetarja i kërkon Veliajt: Na trego me kamer inceneratorin e Tiranës

Gazetarja, Klodiana Lala i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë Tiranë t’i tregojë inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale Lala thotë se në Elbasan dhe Fier inceneratorët nuk funksionojnë, ndërsa në Tiranë s’ka incenerator fare.

Gazetarja shprehet se nëse ka një të tillë siç bërtasin le të dalin e të na e dëshmojnë me fakte. Siç del çdo ditë kryebashkiaku Veliaj në TV për të na treguar Pyllin Orbital.

Postimi i plotë:

“Edhe plehrat do ruajmë me polici se ju vënë flakën. E bela edhe kjo i mungonte policisë. Mjaft halle ka ajo e shkretë.

Se jo për gjë, po për inceneratorët u paguan miliona. Në Elbasan dhe Fier inceneratorët nuk funksionojnë. Në Tiranë ska incenerator fare. Apo ka? Nëse ka një të tillë siç bërtasin le të dalin e të na e dëshmojnë me fakte. Sic del çdo ditë kryebashkiaku Veliaj në TV për të na treguar Pyllin Orbital të marrë kameran e të na tregojë edhe inceneratorin e Tiranës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.