E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Mira Kazhani aksident në autostradë
Uncategorized

Gazetarja Mira Kazhani aksident në autostradë

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.  Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa ka mbetur i plagosur një burrë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Kazhani ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares./Balkanweb/

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.