E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Genc Sejko dhe Rama ironizojnë PD në Bruksel
Politikë

Genc Sejko dhe Rama ironizojnë PD në Bruksel

“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise”

Ne fakt Rama kete montazh e ka marre nga Genc Sejko

Politika shqiptare gjatë ditës së djeshme debatin e brendshëm e transferoi në Parlamentin Evropian, ku opozita kërkoi përjashtimin e Ballës nga tryeza e punimeve, pasi sipas tyre është i lidhur me krimin.

Por fotot e publikuara më vonë nga deputeti i PS, Fate Velaj, treguan se opozita nuk kishte braktisur drekën pas punimeve në Parlament.

Sot Kryeministri Edi Rama për mes një fotoje në ‘Instagram’ ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla.

“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.