Genc Sejko ironizon deputetin e PS: Përshëndesim Pjerinin nga Bathorja!
Shqiptarët që jetojnë prej vitesh në emigrim jashtë vendit u mblodhën për tre ditë përpara kryeministrisë në protestën që kishte moton nën një flamur.
Edhe pse protestuesit e kishin deklaruar që protesta e tyre nuk kishte qëllime partiake, për deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu, ata ishin thjesht fshatarë të Kamzës, që i hapnin barkun.
Ndreu shkroi në një postim të tijin, dy ditë më parë:
Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard ! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as vete perse!”
Kështu, organizatori i protestës, Genc Sejko i ka dhënë një përgjigje Ndreut me një foto nga lagjja ku rri në Londër.
Në foton e publikuar ai shkruan:
Genci nga Kamza përshëndet Pjerinin nga Bathorja.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



