Genc Sejko: Na fal o At!
Na fal o At!
Nderkohe qe shtëpia ku shkrimtari i madh, Ismail Kadare punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tij më të njohura letrare, një pallat në hyrje të rrugës së Dibrës, çeli dje dyert për qytetarët në formën e muzeut, shtepia e te madhit Gjergj Fishta po shembet. Genc Sejko i ka kushtuar nje status te ndjere At Gjergj Fishtes se madh.
Kujtojmë që, më herët qeveria restauroi edhe banesën e Kadaresë në Gjirokastër.
Prej vitesh, qytetarë, aktivistë dhe politikanë kanë ngritur alarmin për gjendjen në të cilën gjendet shtëpia e shkrimtarit, politikanit dhe atdhetarit të madh At Gjergj Fishta. Por askush nuk ka marrë qoftë edhe masën më të vogël, duke bërë që banesa e kollozit mbarëshqiptar të shkojë drejt degradimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejko ‘i kërkon falje’ Fishtës.
Eshtrat t’i mori Kiri ndërsa shtëpinë po ta prishim ne. Por fajin e ke vetë. Çfarë të mire të sollën ato vargje që shkruajte për Shqipërinë?! Kujt i vlejti lufta jote për atdhe?! A nuk e di ti që ky vend do më shumë servilin?! Dy shtëpi i rregulluam atij që i këndoi gjithë jetën partisë. E shpërblyem me pensione, tituj e ofiqe. E ty të lamë në harresë. Ti biri ynë më i mirë. Na fal o At! Ne nuk të meritojmë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco










