E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Cakajt nuk i pritet sa të dekretohet por e bën Shqipërinë qesharake, prezantohet si ministër i Jashtëm paralelisht me Bushatin
Politikë

Gent Cakajt nuk i pritet sa të dekretohet por e bën Shqipërinë qesharake, prezantohet si ministër i Jashtëm paralelisht me Bushatin

Ndërkohë që Ditmir Bushati është ende në detyrën e ministrit dhe vazhdon që të shkojë rregullisht në zyrë, Gent Cakaj, ka nxituar që ta shpallë vetveten ministër Për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Menjëherë pasi partia në pushtet dhe udhëheqësi i saj, Edi Rama, e shpallën në Asamble si ministër, Cakaj ka vrapuar që ta vetë zyrtarizojë këtë fakt nëpërmjet një faqeje zyrtare në Tëitter, pa pritur dekretimin e presidentit dhe votimin në parlament.

Tashmë në Twtter, në këtë rrjet prestigjioz social të përdorur më së shumti nga figurat më të larta politike dhe shtetërore në botë, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin; Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania.

Gjithashtu, ndryshe nga rasti me ministrin Fatmir Xhafaj. edhe faqja e kryeminstrisë i është përmbajtur me rigorozitet protokollit në këto raste, duke mos hequr asnjë nga ministrat e shkarkuar nga Rama dhe partia, deri në ditën që ata do të dekretohen nga presidenti dhe do të votohen nga parlamenti.

Por Gent Cakaj, ose nga injoranca për këto procedura, ose nga ngazëllimi dhe padurimi për postin që kapi edhe me ndihmën e Aleks Soros, Hashim Thaçit e Baton Haxhiut, ka nxituar që të vetëshpallet  Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania në rrjetin prestigjioz Tëtter duke na bërë qesharak në sy të gjithë liderëve botërorë.

Ajo që në fakt pritej nga Cakaj këto ditë, ishte publikimi i CV-së dhe certifikatës së Sigurisë, që i duhet për këtë post të rëndësishëm dhe delikat dhe që në fakt, duhet ta kishte që në kohën kur ushtronte detyrën e zëvendësit të Ditmir Bushatit.

Në konferencën e fundvitit me një grup gazetarësh, më datë 31 Dhjetor, kryeministri Edi Rama u pyet për këto çështja, por përgjigja e tij ishte ofenduese për gazetarët.

“Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë, se sa fjalë keni thënë ju të gjithë. CV-në e tij do ta keni në dispozicion sapo të dekretohet si ministër. Të jeni i sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja, e një shqiptari të mirë. Unë e neveris çdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje timen. Ai është vendosur si ministër, pasi është një nga njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time”, tha Rama paraditen e 31 Dhjetorit të vitit që lamë pas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.