E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Strazimiri i thur vargje Vasilika Hysit: Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, m’e ata sy…
Sot

Gent Strazimiri i thur vargje Vasilika Hysit: Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, m’e ata sy…

Deputeti demokrat Genc Strazimiri ka ironizuar me kolegen e tij socialiste Vasilika Hysi, pas vendimit të byrosë së kuvendit për të mos përjashtuar kryeministrin Rama nga seanca.

Me kërkesë të deputetëve të LSI-së, për Ramën kërkohej përjashtimi i tij nga Kuvendi, për shkak se krahasoi shqiptarët me organin gjenital të meshkujve. Por sipas deputetes socialiste Hysi kryeministri kishte recituar vargjet e një poezie.

Në kontrast me këtë deputeti Strazimiri i këndon Vasilika Hysit poezinë e Pashko Vasës ‘’O moj Shqypni”.

Reagimi i Strazimirit:

“Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, 
M’ata sy t’bukur q’dini me qa, 
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, 
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder”!

P.S. Vetëm pak orë më parë, individi që shihni në foto ka miratuar “Kodin e Etikës” së Kuvendit të Shqipërisë, duke “kontribuar” edhe në debatin për të, si “ish-aktiviste e të drejtave të njeriut”, veçanërisht të grave të dhunuara…?!
Për të, bindja e shprehur kryeministrore që ky popull sado të përpiqet nuk ngrefet dot por rri i shkrehur…, është ETIKE, madje kush e quan fyerje është “baltosës”…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.