Genti Malo një demokrat e vjetër i PD-se ndihet i lehtësuar nga lajmi që Ilir Meta do të zgjidhet President
Duket se për ata që besonin se PD mund të vinte në pushtet me LSI-në edhe një herë nuk ka më zgjidhje. E vërteta është se përveç atyre që nga halli ose jo dëshironin një tjetër martesë me LSI-në, shumica e demokratëve duhet të ndihen të lehtësuar. Sigurisht, krejtësisht për arsye që nuk varej nga ata, pra PD, Meta zgjodhi të qëndrojë në anën tjetër si një pragmatist profesionist. Le të qartësojme pak arsyetimin. Rruga drejt fitores nëse do të hyjmë në zgjedhjet që vijnë, në cilën datë qofshin ato bëhet shumë më e vështirë tashmë. Por ajo që shpëton në këtë rast dhe që per mua si një demokrat i vjetër ka më shumë rëndësi, është e ardhmja e PD-së. Mua nuk më tremb rruga e vështirë qoftë edhe e gjatë. Ndryshe nga çfare besojnë skeptikët, PD ka të gjitha shanset të drejtoj vendin në çdo mënyrë si dhe të vij në pushtet.
Nuk ka fshat apo lagje qyteti ne çdo cep të vendit ku nuk ndodhen demokratë, qytetarë që për 27 vite jeta e tyre në një mënyrë ose në një tjetër të mos jetë lidhur me PD-në. Këta njerez presin. Përtej çdo dyshimi ata duan nje PD të fortë, pa kompromise për hir të pushtetit, një PD që ngjall besim. Edhe përse ndonjëherë të zhgënjyer nuk duan t’u humb një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre dhe një forcë politike që i përfaqëson dhe tek e cila gjejnë veten. Është e rëndësishme që jo vetëm fjalët që themi të jenë ato që demokratët duan të dëgjojnë, por dhe mesazhet që marrin nga veprimet brenda PD-së të jenë të duhurat. Për fat kësaj rradhe, kur te bien ata që qeverisin do të bien bashkë./CityNews
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



